Drejtuesit e Ligës Premier do të shqyrtojnë heqjen e pikëve të Manchester Cityt pas pretendimeve për shkelje të Fair Play Financiarit.
Sipas mediumit Daily Mail, City po përballet me një hetim të trefishtë nga drejtuesit e Ligës Premier.
Ky hetim thuhet se mund të çojë në sanksione të mëtejshme brenda kampionatit, pas ndalimit dy-vjeçar në Ligën e Kampionëve të vendosur nga UEFA.
Drejtuesit e ligës kanë filluar të shikojë praktikat e kontabilitetit dhe të rekrutimit të Cityt pothuajse një vit më parë, pas hetimit të Fair Play Financiar të UEFA-s, i cili rezultoi që t’i jepej një ndalim dy vjeçar dhe një gjobë prej 30 milionë eurosh.
Liga Premier ka punuar me firmën juridike ‘Bird & Bird’ për të mbledhur prova të kontabilitetit të Cityt në një hetim i cili po zhvillohet në mënyrë të pavarur nga klubet e tjera, të cilët nuk do të kenë ndikim nëse ata do të përballen me akuza.
Sanksionet e mundshme do të përfshijnë një gjobë me para, një embargo transferimi ose një zbritje pikësh.
Heqja e titujve të mëparshëm të fituar nga klubit nga Etihad është jashtëzakonisht e pamundur të ndodh. /Telegrafi/