Site icon Telegrafi

Liga Premier: N’Zogbia më i miri i javës së parafundit

I shoqëruar nga DJ Cambpell i Blackpoolit, Darrent Bent pushton sulmin e javës pasi ndihmoi ekipin e tij me dy gola të shënuar në fitoren befasuese të Aton Villas ndaj Arsenalit.

Aston Villa është e pranishme në formacion edhe me një lojtar tjetër, portierin Brad Friedel, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyeshme për të ndihmuar fitoren.

Vlen për t’u përmendur edhe performanca e 30-vjeçarit Ledley King në paraqitjen e parë që nga Tetori, i cili ndihmoi Tottenhamin të shënojë fitore 2-0 ndaj Liverpoolit dhe të ngjitet në pozitën e pestë.

Në vazhdim më të mirët e javës së 37-të në Ligën Premier:

Portier: Brad Friedel (Aston Villa)

Mbrojtës: Brede Hangeland (Fulham); Chris Samba (Blackburn Rovers); Jody Craddock (Wolves); Ledley King (Tottenham)

Mesfushorë: Jamie O’Hara (Wolves); Youssuf Mulumbu (West Brom); Charlie Adam (Blackpool); Charles N’Zogbia (Wigan)

Sulmues: DJ Campbell (Blackpool); Darren Bent (Aston Villa)

Formacioni 4-4-2

                            Friedel
Hangeland – Samba – Craddock – King
 O’Hara – Mulumbu – Adam – N’Zogbia
                 Campbell – Bent
/Telegrafi/

Exit mobile version