Telegrafi

Liga Premier nuk do të fillojë të paktën deri më 30 prill, priten vendime tjera

Liga Premier ka vendosur që mos ta fillojë kampionatin deri më 30 prill, apo edhe më tutje, derisa të ketë siguri. 

Liga Premier, EFL dhe PFA (shoqata e lojtarëve profesionist) u takuan sot dhe diskutuan seriozitetin në rritje rreth pandemisë COVID-19.

“Duhet theksuar se mendimet e të tre organizatave vazhdojnë të jenë me të gjithë të prekur nga virusi”, thuhet në njoftim.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Tutje shkruan se, Liga Premier, EFL dhe PFA ranë dakord se do të duhen marrë vendime të vështira për të lehtësuar ndikimin ekonomik nga pezullimi aktual i futbollit profesional në Angli dhe ranë dakord të punojnë së bashku për të arritur një zgjidhje të përbashkëta.

 

Ligat nuk do të rifillojnë deri më 30 Prill, apo më herët. Ligat do të fillojnë vetëm kur është e sigurt dhe kushtet e lejojnë.

Takimet e mëtutjeshme do të zhvillohen javën e ardhshme me qëllim të formulimit të një plani të përbashkët për të trajtuar rrethanat e vështira me të cilat përballen ligat, klubet e tyre, lojtarët, stafi dhe tifozët, përfundon njoftimi. /Telegrafi/