Telegrafi

Liga Premier, ndryshime në rregulloren e kartonëve

Futbollistët e Ligës Premier, të cilët ishin vetëm një ndëshkim larg pezullimit në ditët e fundit të vitit, ishin të lumtur që 2017 erdhi shpejt.

Futbolli anglez ka aplikuar ndryshime në rregulloren për pezullimet pasi tani do të duhen 10 kartonë të verdhë për një lojtar që të marrë një ndeshje dënim deri në 2 prill.

Risia, e cila nis të aplikohet nga gjyqtarët dhe disiplina ka lehtësuar disi menaxherët e kampionatit anglez. Të ashtuquajturit ndëshkime të pahijshme në Angli kanë penalizuar jo pak ekipet në përballje vendimtare, në një kampionat ku loja e fortë është prezente dhe nuk ndalet shpesh, transmeton TCH.

Nëse një futbollist në Angli do të marrë 20 kartonë të verdhë në harkun e një sezoni, do të duhet të paraqitet përpara një komisioni disiplinor, çka në këtë rast do të ishte rast aspak i zakonshëm.

Kështu ata që heqin fanellat, që godasin topin prej zemërimit apo që vonojnë shpesh lojën, do të kenë një arsye më shumë për ta bërë këtë.