Gjyqtarëve të Ligës Premier u është thënë që të lejojnë lojtarët të tregojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën, pas pushtimit nga Rusia.
Shumë yje të sportit kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën në këto kohë të vështirë, duke përfshirë fundjavën në Ligën Premier dhe gjatë finales së Carabao Cup midis Chelsea dhe Liverpool.
Lojtarët e Manchester Cityt mbanin bluza me mesazhin “Jo luftë”, ndërsa lojtarët e Everton dolën në fushë me ngjyrat verdheblu të flamujve të Ukrainës në “Goodison Park”.
The Premier League and our clubs stand in solidarity with Ukraine 🇺🇦 pic.twitter.com/E7dFzH2aPq
— Premier League (@premierleague) February 26, 2022
Kartoni i verdhë i Matty Cash
Matty Cash i Aston Villas madje festoi golin e tij kundër Brighton duke hequr fanellën e tij për të treguar një mesazh solidariteti për shokun e tij Tomasz Kedziora, i cili luan për Dinamo Kiev.
Mesazhi shkruhej” “TK dhe Familja, qëndroni të fortë, vëlla im”.
That felt so good 😍😍 Stay strong bro and everyone in Ukraine ❤️🇺🇦 pic.twitter.com/xbvwrTiB4s
— Matty Cash (@mattycash622) February 26, 2022
Cash u ndëshkua me karton të verdhë për heqjen e fanellës së tij nga gjyqtari John Brooks.
Steven Gerrard mori përgjegjësinë për mesazhin e Cash pas fitores së tyre 2-0.
“Duhet të kisha folur me lojtarët para ndeshjes dhe t’u thosha: “Nëse shënoni ndonjë gol, qëndroni të qetë””.
🇵🇱🤝🇺🇦 pic.twitter.com/1SS9tfybV0
— Matty Cash (@mattycash622) February 26, 2022
“Ne të gjithë duhet ta respektojmë situatën dhe mendoj se kjo është ajo që Matty u përpoq të bënte. Por unë sigurisht që do të marr përgjegjësinë për këtë. Nuk ka asnjë faj Matty . Të gjithë kanë ndjenja të ndryshme”, ka thënë Gerrard.
Një ndryshim në rregullat e Ligës Premier
Si rezultat i mesazhit të Cash, u zhvillua një debat dhe gjyqtarët thuhet se janë udhëzuar të tregojnë mirëkuptim dhe ndjeshmëri ndaj lojtarëve që mbështesin Ukrainën.
Solidariteti dhe mbështetja për Ukrainën pritet të vazhdojë gjatë ndeshjeve të FA Cup dhe Ligës Premier të kësaj mesjavë në të gjithë Anglinë. /Telegrafi/