Site icon Telegrafi

Liga Premier: Më të mirët e javës së pestë

Tregolëshi i Dimitar Berbatov, që ua solli edhe fitoren 3-2 Djajve të Kuq, e rreshton lojtarin si më të mirin e javës. Bullgari shoqërohet në sulm nga Didier Drogba, i cili edhe pse shënoi vetëm një gol në fitoren 4-0 të Chelseat ndaj Blackpool, bëri një paraqitje të shkëlqyeshme.

Në anën tjetër, rivali i tretë për titull, Arsenali, nuk arriti të ruajë avantazhin 1-0 duke pranuar gol në minutën e fundit shtesë të ndeshjes ndaj Sunderlandit (95’) dhe duke nxjerrë vetëm një pikë këtë vikend. Fitore shënuan edhe Tottenham dhe Manchester City, dhe që të gjithë janë të përfaqësuara me nga një lojtar në formacionin më të mirë të javës.

Portier: Marcus Hahnemann (Wolves)

Mbrojtës: Luke Young (Aston Villa); Titus Bramble (Sunderland); Sebastien Squillaci (Arsenal); Carlos Salcido (Fulham)

Mesfushorë: Hatem Ben Arfa (Newcastle); Yaya Toure (Manchester City); Rafael van der Vaart (Tottenham); Florent Malouda (Chelsea)

Sulmues: Didier Drogba (Chelsea); Dimitar Berbatov (Manchester United)

Formacioni 4-4-2

                       Hahnemann

    Young – Bramble – Squillaci – Salcido

Ben Arfa – Toure – Van der Vaart – Malouda

                   Drogba – Berbatov

/Telegrafi/

Exit mobile version