Në anën tjetër dy rivalët kryesor të Djajve të Kuq për titull, Chelsea dhe Arsenali, vazhduan fitoret duke ruajtur kreun e tabelës.
Michael Essien është në mesin e lojtarëve më të mirë, pasi ndihmoi Blutë të mposhtin West Hamin me rezultat 3-1. Në anën tjetër, kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, po ashtu rreshtohet në më të mirët e javës.
Sulmi këtë javë përbëhet nga përforcimi i verës i Stoke Cityt, Kenwyne Jones, i cili qëndron të krah të Moussa Dembele, pasi ky i fundit shënoi të dy golat e fitores 2-1 ndaj Wolves.
Formacioni më i mirë i javës së katërt në Ligën Premier:
Portier: Matthew Gilks (Blackpool)
Mbrojtës: Laurent Koscielny (Arsenal); Robert Huth (Stoke City); Nemanja Vidic (Manchester United); Christopher Samba (Blackburn Rovers)
Mesfushorë: Michael Essien (Chelsea); Charlie Adam (Blackpool); Francesc Fabregas (Arsenal); Matthew Etherington (Stoke City)
Sulmues: Kenwyne Jones (Stoke City); Moussa Dembele (Fulham)
Formacioni i javës 4-4-3
Gilks
Koscielny – Huth – Vidic – Samba
Essien – Adam – Fabregas – Etherington
Jones – Dembele
/Telegrafi/