Telegrafi

Liga Premier: Më të mirët e javës së fundit

Frank Lampard është lojtari më i mirë i javës, pasi ishte arkitekt i ndeshjes kundër Wiganit, të cilin ekip blutë e mposhtën me rezultat 8-0.

Fitorja rikthyese prej 4-2 e Burnleyt ndaj Spurs i ka dhënë një vend në formacionin e javë edhe sulmuesit të këtij ekipi Steven Fletcher, që rreshtohet në sulm krahas Didier Drogba që shënoi hat-trick.

Ryan Giggs tregoi edhe një herë në ndeshjen kundër Stoke Cityt se mosha nuk është problem për të, derisa porta e formacionit të vikendit i ka takuar portierit të Birminghamit, Joe Hart.

Më të mirët e javës së 38-të në kampionatin anglez:

Portier: Joe Hart (Birmingham)

Mbrojtës: Tony Hibbert (Everton); Gary Cahill (Bolton); John Terry (Chelsea); Ashley Cole (Chelsea)

Mesfushorë: Vladimir Weiss (Bolton); Frank Lampard (Chelsea); Ryan Giggs (Manchester United); Salomon Kalou (Chelsea)

Sulmues: Didier Drogba (Chelsea); Steven Fletcher (Burnley)

Formacioni i javës 4-4-2:

Hart

Hibbert – Cahill – Terry – Cole

Weiss – Lampard – Giggs – Kalou

Drogba – Fletcher
/Telegrafi/