Luis Suarez vazhdon të tregojë performanca të shkëlqyeshme me fanellën e kuqe, pasi shënoi dy herë në fitoren ndaj Tottenhamit në fundjavë. Ai shoqërohet në sulm edhe nga sulmuesi i Manchester United, Danny Welbeck, i cili shënoi po dy gola të hershëm në fitoren 3-0 ndaj Aston Villas.
Redsat kanë edhe dy mesfushorë, Jordan Henderson dhe Raheem Sterling, dhe dy mbrojtës, Mamadou Sakho dhe Jon Flanagan, në formacionin e javës.
Për t’u përmendur është edhe paraqitja e Manchester Cityt, që mposhti liderin e tabelës, Arsenalin me rezultat 6-3. Qytetarët sigurojnë dy vende në ekipin më të mirë të javës me kapitenin Vincent Kompany që pushton pozitën e mbrojtësit të qendrës, dhe Fernandinho në qendër të mesfushës.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës në Ligën Premier zgjedhur nga Eurosport:
Portier: David Marshall (Cardiff City)
Mbrojtës: Seamus Coleman (Everton); Mamadou Sakho (Liverpool); Vincent Kompany (Manchester City); Jon Flanagan (Liverpool)
Mesfushorë: Raheem Sterling (Liverpool); Fernandinho (Manchester City); Jordan Henderson (Liverpool); Steven Pienaar (Everton)
Sulmues: Luis Suarez (Liverpool); Danny Welbeck (Manchester United).
/Telegrafi/