Site icon Telegrafi

Liga Premier: Lamtumira e Carragher

Carragher u tregua dinamik dhe i fuqishëm për të ruajtur portën e pastër në fitoren 1-0 ndaj QPR. Ai shoqërohet në ekipin më të mirë të javës edhe nga Philippe Coutinho, i cili edhe pse erdhi te Liverpooli vetëm në janar, po adaptohet gjithnjë e më shumë dhe në fundjavë shënoi golin e vetëm të takimit.

Në mbrojtjen e ekipit më të mirë të javës spikat edhe Laurent Koscielny, i cili po ashtu ishte autor i golit të fitore së Arsenalit, një gol që dërgoi Topçinjtë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Në sulm, Romelu Lukaku shkëlqeu në javën e fundit të sezonit në Ligën Premier, pasi shënoi hat-trick në barazimin 5-5 ndaj Manchester United.

Sir Alex Ferguson sigurisht se shpresoi ta fitojë takimin e tij të fundit si menaxher i United, me Djajtë e Kuq që ishin 5-2 në avantazh me 10 minuta të mbetura. Por drama ndodhi pikërisht në këto çaste të fundit të sezonit, kur West Brom shënoi tre gola të vonshëm, dy pikërisht nga i huazuari nga Chelseat, Lukaku.

Gareth Bale i tregoi edhe një herë Tottenhamit se do të humbasë shumë nëse e lejon largimin e tij këtë verë, pasi uellsiani shënoi një gol spektakolar, që megjithatë nuk ishte i mjaftueshëm për t’ua siguruar Spurs pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në vazhdim më të mirët e fundjavës në Ligën Permier të zgjedhur nga Sky Sports:

Portier: Asmir Begovic – Stoke City

Mbrojtës: Brede Hangeland (Fulham); Jamie Carragher (Liverpool); Laurent Koscielny (Arsenal); Philippe Coutinho (Liverpool)

Mesfushorë: Jonny Howson (Norwich City); Kevin Nolan (West Ham United); Juan Mata (Chelsea); Alex Kacaniklic (Fulham)

Sulmues: Gareth Bale (Tottenham Hotspur); Romelu Lukaku (West Bromwich Albion)

Formacioni 4-4-2

                              Begovic

Hangeland – Carragher – Koscielny – Coutinho

        Howson – Nolan – Mata – Kacaniklic

                        Bale – Lukaku
/Telegrafi/

Exit mobile version