Lampard, i cili është në sezonin e fundit të tij me fanellën Blu, bëri një paraqitje të shkëlqyeshme dhe shënoi edhe një gol në takimin e vikendit.
Ai shoqërohet në qendër të mesfushës edhe nga ylli i Manchester United, Michael Carrick, i cili po ashtu ishte dirigjenti i sulmit të Djajve të Kuq në fitoren 2-1 ndaj rivalit të përbetuar, Liverpoolit. United është i pranishëm edhe me një mbrojtës në ekipin e javës, Rafael Da Silva.
Sulmi i javës udhëhiqet nga sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, i cili shënoi golin e katërt në po aq paraqitje në fitoren 2-0 ndaj Arsenalit. Boshnjaku ka për partner sulmuesin e West Brom, Romelu Lukaku, i cili shënoi dy gola, edhe pse skuadra e tij pësoi 3-2 nga Reading.
Për t’u përmendur këtë javë është edhe paraqitja e skuadrës së fundit në tabelë, QPR, që ndaloi me barazim favoritin për top katërshe, Tottenhamin. QPR kontribuon në formacionin e javës me dy lojtarë të reparteve defensive, portierin Juylio Cesar dhe mbrojtësin Clint Hill.
Në vazhdim më të mirët e vikendit të kaluar në Ligën Premier të zgjedhur nga mediat angleze:
Portier: Julio Cesar (QPR)
Mbrojtës: Rafael (Manchester United); Clint Hill (QPR); Ashley Williams (Swansea); Leighton Baines (Everton)
Mesfushorë: Jason Puncheon (Southampton); Frank Lampard (Chelsea); Michael Carrick (Manchester United); Stephane Sessegnon (Sunderland)
Sulmues: Romelu Lukaku (West Brom); Edin Dzeko (Man City)
Formacioni i javës, 4-4-2
Cesar
Rafael – Hill – Williams – Baines
Puncheon – Lampard – Carrick – Sessegnon
Lukaku – Dzeko
/Telegrafi/