Mesfushori i Chelseat shënoi nga penaltia në fitoren 2-0 ndaj Swansea gjatë vikendit dhe tash është vetëm një gol larg për të barazuar rekordin golashënues të të gjitha kohërave për klubin. Ai tash a shënuar 201 herë për Blutë dhe me katër ndeshje ët mbetura mund ta arrijë dhe ndoshta ta thyejë rekordin prej 202 golash të Bobby Tambling.
Lampard në mesfushë shoqërohet edhe nga mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, i cili ishte një katalizator për Redsat në fitoren 6-0 ndaj Newcastle United. Coutinho ka marr në ekipin e javës edhe bashkëlojtarin Daniel Sturridge, i cili tregoi se mund ta mbulojë Luis Suarez në suspendimin e tij, me ish-sulmuesin e Chelseat që shënoi dy gola në pjesën e dytë.
Për t’u përmendur këtë javë ishte edhe sulmuesi i Aston Vilas, Christian Benteke, i cili shënoi hat-trick në fitoren 6-1 ndaj Sunderlandit, për të çuar në 18 numrin e golave të tij në ligë këtë sezon.
Në vazhdim më të mirët e vikendit të kaluar në Ligën Premier të zgjedhur nga Sky Sports:
Portier: David de Gea (Manchester United)
Mbrojtës: Matthew Lowton (Aston Villa); Laurent Koscielny (Arsenal); Vincent Kompany (Manchester City); Leighton Baines (Everton)
Mesfushorë: Philippe Coutinho (Liverpool); Frank Lampard (Chelsea); Steven Pienaar (Everton)
Sulmues: Daniel Sturridge (Liverpool); Christian Benteke (Aston Villa); Romelu Lukaku (West Bromwich Albion)
Formacioni 4-3-3
De Gea
Lowton – Koscielny – Kompany – Baines
Coutinho – Lampard – Pienaar
Sturridge – Benteke – Lukaku
/Telegrafi/