Telegrafi

Liga Premier konfirmon dy raste të reja me COVID-19, Norwich thotë se njëri është lojtar i tyre

Dy individë në dy klube të Ligës Premier kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 pas raundit të fundit të testimit.

Norwich City ka konfirmuar se njëri nga dy rastet pozitive është një nga lojtarët e tyre, dhe se lojtari në fjalë tani do të izolohet për shtatë ditë.

Një total prej 1.200 testimesh u kryen gjatë 11 qershorit dhe 12 qershorit, përpara kthimit të ligës në veprim më 17 qershor.

Lexo po ashtu Liga Premier zbulon protokollin që do të përdoret për vazhdim të kampionatit: Pastrim i madh në gjithë stadiumin, lejohen vetëm 300 persona brenda

Testet e reja të konfirmuara qojnë në 16 numrin e rasteve të infektuara nga 8.687 testet e kryera. Është një rritje e vogël e numrit të fundit të testeve pozitive, me katër raundet e mëparshme të testimit.

Norwich është vendosur të rikthehet në aksion me një ndeshje në shtëpi kundër Southampton të premten, më 19 qershor, që do të thotë që lojtari në fjalë do të humbasë ndeshjen e tyre të parë.

“Në përputhje me protokollet e Ligës Premier, lojtari tani do të izolohet për një periudhë prej shtatë ditësh para se të testohet përsëri në një datë të mëvonshme”.

“Lojtari duhet të kthejë një rezultat negativ të provës përpara se të mund të rifillojë stërvitjen”.

“Klubi nuk do ta tregoj emrin e lojtarit në fjalë dhe kërkon që kërkesa e tij për privatësi dhe konfidencialitet të respektohet në këtë kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/