Site icon Telegrafi

Liga Premier: Java e Van Persiet

Titulli ishte i pari i Ligës Premier për Van Persien dhe i pari tetë vite pasi ai fitoi Kupën FA me Arsenalin, e që bëri që holandezi të pushtojë lajmet kryesore sportive.

Krahas tij, në sulmin e javës rreshtohet edhe Daniel Sturridge, i cili bëri një paraqitje me ndikim si zëvendësues, përfshirë edhe një gol dhe një asistim në golin e vonshëm të barazimit 2-2, të shënuar nga Luis Suarez.

Në ekipin më të mirë të javës nuk mungon as anësori i Tottenham Spurs, i cili inspiroi skuadrën të përmbysë tashmë ish-kampionin, Manchester Cityn.

Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës në Ligën Premier:

Portier: Jussi Jaaskelainen (West Ham)

Mbrojtës: Billy Jones (West Brom); David Luiz (Chelsea); Sebastien Bassong (Norwich City); Danny Rose (Everton)

Mesfushorë: Robert Snodgrass (Norwich City); Kevin Nolan (West Ham); Sebastian Larsson (Sunderland); Gareth Bale (Tottenham)

Sulmues: Daniel Sturridge (Liverpool); Robin van Persie (Manchester United)

Formacioni 4-4-2

    Jones – Luiz – Bassong – Rose

Snodgrass – Nolan – Larsson – Bale

           Sturridge – Van Persie
/Telegrafi/

Exit mobile version