Përveç Cole nga mbrojtësit të cilët shënuan dhe shkëlqyen vikendin e kaluar ishte edhe Rafael Da Silva, që po ashtu u tregua vendimtar për fitoren e Manchester United ndaj Liverpoolit. Në këtë mes të “mbrojtësve shpëtimtarë” futet edhe Laurent Koscielny, i cili nxori një pikë për Arsenalin në derbin përballë Mancehster Cityt.
Në mesfushën e javës bie në sy dirigjenti i ri i lojës së Arsenalit, Santi Cazorla, dhe bashkëkombësi i tij i Chelseat, Juan Mata.
Në sulmin e kësaj jave i vetëm është Rickie Lambert i Southampton i cili shënoi golin e parë dhe atë të fundit në fitoren 4-1 ndaj Aston Villas.
Më të mirët e vikendit të kaluar në Ligën Premier:
Portier: Brad Friedel (Tottenham)
Mbrojtës: Rafael (Manchester United); Laurent Koscielny (Arsenal); Phil Jagielka (Everton); Ashley Cole (Chelsea)
Mesfushorë: Damien Duff (Fulham); Marouane Fellaini (Everton); Santi Cazorla (Arsenal); Gaston Ramirez (Southampton); Juan Mata (Chelsea)
Sulmues: Rickie Lambert (Southampton)
Formacioni 4-3-2-1
Friedel
Rafael – Koscielny – Jagielka – Cole
Duff – Fellaini –Cazorla – Ramirez – Mata
Lambert
/Telegrafi/