Site icon Telegrafi

Liga Premier: Januzaj ylli i javës

Veç golave Januzaj bëri edhe disa lëvizje të mira për treguar se trajneri David Moyes ka pasur të drejtë që ka besuar në të. Pavarësisht fitores së Djajve t Kuq, Januzaj është lojtari i vetëm në 11-shen më të mirë të javës ku dominon Liverpooli me tre lojtarë.

Luis Suarez ka ruajtur vendin në formacionin më të mirë edhe këtë javë, që është i dyti pas dy paraqitjeve që nga rikthimi prej suspendimit, kësaj falë një goli të hershëm dhe një paraqitje për t’u lakmuar në fitoren 3-1 ndaj Crystal Palace.

Suarez shoqërohet në skuadër edhe nga një mesfushor, Jordan Hendersen, dhe një mbrojtës, Jose Enrique.

Me dy lojtarë në skuadër kontribuon West Ham United (mesfushorin Ravel Morrison dhe mbrojtësin Winston Reid), që bëri befasinë duke mposhtur 3-0 Tottenham Hotspurs në White Hart Lane.

Në vazhdim më të mirët e vikendit në Ligën Premier:

Portier: Artur Boruc (Southampton)

Mbrjotës: Sascha Riether (Fulham); Curtis Davies (Hull City); Winston Reid (West Ham); Jose Enrique (Liverpool)

Mesfushorë: Jordan Henderson (Liverpool); Victor Wanyama (Southampton); Adan Januzaj (Manchester United)

Mesfushor ofersiv: Ravel Morrison (West Ham)
Sulmues: Luis Suarez (Liverpool); Loic Remy (Newcastle United)./Telegrafi/ 

Exit mobile version