Uruguaiani ishte kudo në sulmin e Liverpoolit. Nuk ishte vetëm hat-tricku, por ishte loja e përgjithshme dhe kreativiteti i tij, që i shkaktuan probleme skuadrës kundërshtare gjithë kohën. Ai madje krijoi një gol për partnerin e tij në sulm, Daniel Sturridge.
Suarez shoqërohet në sulm edhe nga Shane Long, që ndihmoi Hull Cityn të fitojë 2-0 ndaj West Brom, dhe nga Wayne Rooney, i cili shënoi dy herë, ndaj West Ham United, me golin e parë që ishte një shënim spektakolar.
Me Chelsean që shënoi fitore 6-0 ndaj Arsenalit, është e çuditshme që në ekipin e javës merr pjesë me një mbrojtës. Por, paraqitja e Azpiliqueta ishte mahnitëse dhe mbrojtësi madje kontribuoi shumë edhe në aspektin defensiv. Ai shoqërohet në ekipin e javës edhe nga bashkëlojtari i tij, Andrea Schurle.
Ndërkohë, ekipi i javës vazhdon të jetë i mbushur edhe me yje të skuadrave tjera këtë javë, me Christian Eriksen (Tottenham) dhe Yaya Toure (Manchester City), që po ashtu janë përfshirë në ekip.
Në vazhdim më të mirët e javës në Ligën Premier zgjedhur nga Eurosport:
Portier: Tim Howard (Everton)
Mbrojtës: Geoff Cameron (Stoke); Martin Skrtel (Liverpool); Curtis Davies(Hull City); Cesar Azpilicueta (Chelsea);
Mesfushorë: Christian Eriksen (Tottenham); Yaya Toure (Manchester City), Andre Schuerrle(Chelsea)
Sulmues: Wayne Rooney (Manchester United); Shane Long (Hull); Luis Suarez (Liverpool)
/Telegrafi/