Po tre gola shënoi edhe sulmuesi uruguaian Luis Suarez duke ndihmuar Liverpoolin të shënojë fitore 4-0 ndaj Wigan Athletic, dhe i cili rreshtohet i vetëm në sulmin e javës.
Në ekipin më të mirë të javës kontribuon edhe një ish-lojtar i Manchester United, Park Ji-Sung, i cili ndihmoi QPR të shënojë fitore ndaj Southampton.
Ndërkohë, në mbrojtje spikat emri i Jan Vertonghen, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në fundjavë duke ndihmuar Tottenhamin të fitojë 2-1 në derbin londinez përballë Arsenalit.
Në vazhdim më të mirët e vikendit në Ligën Premier të zgjedhur nga mediat angleze:
Portier: Michel Vorm (Swansea City)
Mbrojtës: Glen Johnson (Liverpool); Jan Vertonghen (Tottenham Hotspur); James Collins (West Ham); Ian Harte (Reading)
Mesfushorë: Marouane Fellaini (Everton); Park Ji-Sung (QPR)
Mesfushorë të avancuar: Steven Pienaar (Everton); Shinji Kagawa (Manchester United); Stephane Sessegnon (Sunderland)
Sulmues: Luis Suarez (Liverpool)
Formacioni 4-2-3-1
Vorm
Johnson – Vertonghen – Collins – Harte
Fellaini – Ji-Sung
Pienaar – Kagawa – Sessegnon
Suarez
/Telegrafi/