Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, shënoi dy herë në fitoren 4-3 ndaj Norwich Cityt gjatë vikendit, për të siguruar vend në ekipin më të mirë të javës. Boshnjaku bëri një prej starteve të rralla të shtunën, dhe shpagoi besimin e trajnerit Roberto Mancini. Po dy gola këtë javë shënoi edhe sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, në fitoren 3-0 ndaj QPR.
Ndryshe nga sulmi, mesfusha pushtohet nga tre lojtarë të tre skuadrave të tjera të kreut, si
Aaron Lenon i Tottenhamit, pastaj Tom Cleverly i Manchester United, dhe Frank Lampard, i cili i dha fitoren 2-1 Chelseat ndaj Evertonit.
Në vazhdim ekipi më i mirë i javës në Ligën Premier zgjedhur nga mediat angleze:
Portier: Tim Howard (Everton)
Mbrojtës: Emmerson Boyce (Wigan); Ashley Williams (Swansea); Nemanja Vidic (Manchester United); Kyle Naughton (Tottenham)
Mesfushorë: Aaron Lennon (Tottenham); Tom Cleverley (Manchester United); Frank Lampard (Chelsea)
Sulmues: Edin Dzeko (Manchester City); Theo Walcott (Arsenal); Luis Suarez (Liverpool).
Formacioni, 4-3-3
Boyce – Williams – Vidic – Naughton
Lennon – Cleverley – Lampard
Dzeko – Walcott – Suarez
/Telegrafi/