Site icon Telegrafi

Liga Premier: Formacioni i javës së dytë

Swansea City vazhdoi të impresionojë edhe në javën e dytë, duke siguruar dy vende në formacionin më të mirë: Ashley Williams dhe Chico. Fitoren e dytë të sezonit e shënoi edhe Evertoni, ndërsa Fulhami impresionoi, edhe pse pësoi 3-2 nga Manchester United.

Përforcimet e reja në Ligën Premier po tregojnë vlerat e tyre që në start të sezonit të ri. Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, edhe këtë javë u dëshmua si lojtari më i mirë i Bluve, duke kompletuar 61 pasime vetëm në gjysmëfushën e Newcastle dhe është i pari lojtar nga vitit 2003 që ka bërë katër asistime në tre ndeshjet e para të sezonit.

Ndërkohë, përforcimi i ri i Arsenalit, Santi Cazorla, duket se është i vetmi lojtar i Topçinjve që po jep maksimumin, edhe pse skuadra barazoi dy herë në dy ndeshjet e para të sezonit.

Në formacionin e javës nuk mungon as sulmuesi i Lvierpoolit, Luis Suarez, i cili shënoi gol në barazimin 2-2 ndaj kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manceshter Cituyt.

Në portë në javën e dytë të Ligës Premier u shqua portieri i Wigan Athletic, i cili bëri gjashtë mbrojtje në fitoren 2-0 ndaj Southampton.

I riu i Manchester United, Rafael, shkëlqeu në ndeshjen kundër Fulhamit madje edhe duke shënuar golin e fitores për Djajtë e Kuq, për të siguruar një vend në formacionin më të mirë të javës.

Formacioni më i mirë i javës së dytë në Ligën Premier, zgjedhur nga Sky Sports:

Portier: Ali Al-Habsi (Wigan Athletic)

Mbrojtës: Rafael (Manchester United); Ashley Williams (Swansea City); Chico (Swansea City); Leighton Baines (Everton)

Mesfushorë: Moussa Dembele (Fulham)’ Steven Pienaar (Everton); Santi Cazorla (Arsenal)

Sulmues: Eden Hazard (Chelsea); Luis Suarez (Liverpool); Bryan Ruiz (Fulham).

Formacioni 4-3-3:

                     Al Habsi
Da Silva – Williams – Chico – Baines

   Dembele – Pienaar – Cazorla

     Hazard – Suarez – Ruiz

/Telegrafi/

Exit mobile version