Site icon Telegrafi

Liga Premier: Ekipi më i mirë i javës

Në përbërje nuk mungojnë as dyshja e Arsenalit, Theo Walcott dhe Laurent Koscielny, i pari prej të cilëve shkëlqeu në sulm, ndërsa i dyti në mbrojtje, në fitoren 3-1 ndaj Chelseat.

Portieri i vikendit ishte ai i Tottenhamit, Heurelho Gomes, i cili bëri disa ndërhyrje vendimtare për të ndihmuar ekipin e tij të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Aston Villas, me të dy golat të shënuara nga Rafael van der Vaart, që po ashtu depërton në 11-shen e javës.

Në anën tjetër, Dimitar Berbatov shënoi dy golat e fitores 2-0 të Manchester United ndaj Sunderlandit, për të gjetur veten në sulmin më të mirë të javës, së bashku me Carlos Teves dhe Carlton Cole.

Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës së 19-të në Ligën Premier:

Portier: Heurelho Gomes (Tottenham);

Mbrojtës: Steven Gohouri (Wigan); Laurent Koscielny (Arsenal); Robert Huth (Stoke);

Mesfushorë: Theo Walcott (Arsenal); Rafael van der Vaart (Tottenham); Anderson (Man Utd); Ryan Giggs (Man Utd);

Sulmues: Dimitar Berbatov (Man Utd); Carlos Tevez (Man City); Carlton Cole (West Ham)

Formacioni: 3-4-3

                             Gomes

               Gohouri – Koscielny – Huth

Walcott – Van der Vaart – Anderson – Giggs

               Berbatov – Tevez – Cole

/Telegrafi/

Exit mobile version