Site icon Telegrafi

Liga Premier: Ekipi më i mirë i javës së parë

Kampionati anglez i futbollit ka filluar furishëm me disa lojtarë të veçantë që kanë shkëlqyer në javën e parë të sezonit të ri.

Joe Hart pa dyshim se ishte njëri prej lojtarëve më të spikatur në javën e parë, pasi portieri anglez ndihmoi ekipin e tij, Manchester City, të nxjerrë një pikë në ndeshjen në udhëtim te Tottenham. Hart pa konkurrencë mban pozitën e portierit në ekipin më të mirë të javës.

Didier Dorgba në anën tjetër shënoi hat-trick në fitoren e thellë prej 6-0 të Chelseat ndaj West Bromwich, dhe pa diskutim e ka vendim në formacionin më të mirë. Drogba ka në sulm sulmuesin e Blackpool, Marlon Harewood, i cili me dy gola ndihmoi ekipin e tij të bëjë befasinë e javës, duke mposhtur me rezultat 4-0 Wiganin në udhëtim.

Në mbrojtje Martin Skrtel ishte në formën më të mirë në ndeshjen kundër Arsenalit, duke penguar debutuesin Marouane Chamakh të tregojë lojën e tij.

Më të mirët e javës së parë në Ligën Premier: 

Portier: Joe Hart (Man City)

Mbrojës: Martin Skrtel (Liverpool); Scott Dann (Birmingham); Kolo Toure (Man City)

Mesfushorë: Marc Albrighton (Aston Villa); Javier Mascherano (Liverpool); Paul Scholes (Manchester United); David Jones (Wolves); Thomas Rosicky (Arsenal);

Sulmues: Didier Drogba (Chelsea); Marlon Harewood (Blackpool).

Formacioni më i mirë i javës, 3-5-2:

                    Hart

     Skrtel – Dann – Toure

Mascherano – Scholes – Jones

    Albrighton – Rosicky

     Drogba – Harewood
 

/Telegrafi/

Exit mobile version