Site icon Telegrafi

Liga Premier: Ekipi më i mirë i javës së dytë

Në vikendin që kaloi u shënuan gjithsej 38 gola, dhe 14 prej tyre janë shënuar nga lojtarët më të mirë të kësaj jave.

Dy gola u shënuan nga mbrojtësi i Fulhamit, Brede Hangeland, i cili shënoi në të dy rrjetat në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes kundër Manchester United. Në anën tjetër e gjithë mesfusha është e mbuluar nga lojtarë shënues, dhe asnjëri nuk ka më pak se dy gola për ekipin e tij.

Në sulm është heroi në formë i Newcastle United, Andy Carroll, i cili shënoi hat-trick në fitoren e thellë prej 6-0 kundër Aston Villa.

Në vazhdim ekipi më i mirë i javës së dytë në Ligën Premier:

Portier: Jussi Jaaskelainen (Bolton)

Mbrojtës: Bacary Sagna (Arsenal); CB: Brede Hangeland (Fulham); Fabricio Coloccini (Newcastle); Jose Enrique (Newcastle).

Mesfushorë: Theo Walcott (Arsenal); Craig Gardner (Birmingham City); Kevin Nolan (Newcastle); Gareth Bale (Tottenham)

Sulmues: Andy Carroll (Newcastle); Didier Drogba (Chelsea).

Formacioni i javës: 4-4-2

                Jaaskelainen

Sagna – Hangeland – Coloccini – Enrique

    Walcott – Gardner – Nolan – Bale

            Carroll – Drogba
/Telegrafi/

Exit mobile version