Telegrafi

Liga Premier: Ekipi i javës së 31-të

Mesfushori i Arsenalit, Alexandre Song, po ashtu është ndër lojtarët më të mirë të javës, pasi ndihmoi ekipin e tij të shënojë fitore ndaj West Ham United.

Song shoqërohet në mesfushë edhe nga ylli i Evertonit, Mikel Arteta, dhe ai i Manchester Unietd, Park Ji-sung, që po ashtu shkëlqyen në fitoret kundër Boltin, respektivisht Liverpoolit.

Në sulmin e javës i vetmuar gjendet bashkë-lojtari i Lorik Canës te Sunderlandi, Darren Bent, i cili shënoi dy gola gjatë këtij vikendi për çuar në 20 numrin e golave këtë sezon.

Ekipi më i mirë i javës së 31-të në kampionatin anglez:

Portier: Craig Gordon (Sunderland)

Mbrojtës: Emmanuel Eboue (Arsenal); Phil Jones (Blackburn); Abdoulaye Faye (Stoke); Gael Clichy (Arsenal)

Mesfushorë: Ashley Young (Aston Villa); Alexandre Song (Arsenal); Mikel Arteta (Everton); Park Ji-sung (Manchester United); Hugo Rodallega (Wigan)

Sulmues: Darren Bent (Sunderland)

Formacioni 4-5-1:

Gordon

Eboue – Jones – Faye – Clichy

Young – Song – Arteta – Ji-sung – Rodallega

Bent
/Telegrafi/