Telegrafi

Liga Premier e bën të pasur Ranierin, ja sa do të fitojë ai

Liga Premier do ta bëjë të pasur Claudio Ranierin.

Nëse Leicester City do ta fitojë titullin e kampionit në Premier League, që aktualisht ka shtatë pikë më shumë së Tottenham, kur kanë mbetur tri javë deri në fund të sezonit, atëherë tekniku italian do të fitojë një bonus në vlerë 6.5 milionë euro, raportojnë mediat angleze.

Strategu italian, i cili është afër të bëjë historinë në ishull, me Leicesterin, aktualisht fiton 1.5 milionë paund dhe është në negociata me klubin anglez për rinovimin e kontratës së re. /Telegrafi/