Telegrafi

Liga Premier dominon me lojtarë në çerekfinale në EURO 2020, rënie e madhe e La Ligas

Janë 205 futbollistët që po jetojnë në çerekfinalet e Euro 2020, ndërsa kampionati që ka më shumë është Liga Premier.

Ajo që bie në sy është rënie e La Liga, që përfaqësohet aktualisht vetëm nga 17 futbollistë.

Përfaqësimi i La Ligas është i ulët në mesin e tetë skuadrave të klasifikuara, pasi fillimisht te Spanja janë ftuar 10 lojtarë nga Luis Enrique e që luajnë në kampionatin vendas (Unai Simón, Marcos Llorente, Pau Torres, Alba, Gayá, Busquets, Koke, Pedri, Gerard Moreno dhe Oyarzabal).

Lojtarët e tjerë që luajnë në La Liga e që janë ftuar nga kombëtaret e tjera janë Trippier (Angli)/Atlético), Courtois e Hazard (Belgjikë/ Real Madrid), Carrasco (Atlético), Wass (Valencia/ Danimarka) dhe Braithwaite (Barça/ Danimarka) dhe Vaclik (Çeki/Sevillla).

Në listën e Spanjë, 10 lojtarë luajnë në Premier Ligë, dy në Serie A, një në Bundesliga dhe një në Ligue 1.

Marca shkruan, se për fat të mirë Spanja është në çerekfinale, pasi statistikat për futbollin spanjoll janë alarmante.

Liga Premier në total ka 61 lojtarë të ftuar që do të jenë pjesë e çerekfinales (23 prej tyre të ftuar nga Anglia). 10 janë spanjollë, nëntë belgë, shtatë danezë ose tre italianë që luajnë në Ligën Premier e që janë në çerekfinale.  Edhe nëse largohen lojtarët anglezë, përsëri Liga Premier do të ishte në krye me 38 lojtarë.

Pas tyre vjen Serie A me 37 lojtarë ( 21 të ftuar nga Italia), ndërsa Bundesliga është e treta me 26.

Lojtarët e mbetur, kombëtaret dhe kampionatet (Foto: Marca)

Shumë lojtarë të La Ligas janë eliminuar

Të dhënat e këqija për La Ligan vijnë edhe nga lojtarët që janë eliminuar, pasi shumë prej tyre luanin te Franca si: Griezmann, Lenglet, Koundé, Varane, Benzema, Lemar dhe Dembélé.

Gjithashtu edhe Portugalia e la keq La Ligan pasi emra si: Rui Silva, Willian Carvalho, Guedes dhe Joao Felix që luajnë në këtë kampionat janë larguar nga gara.

Jashtë kanë mbetur edhe Isak (Suedi), Modric, Vrlsajko dhe Budimir (Kroaci), Kroos (Gjermani) Frenkie dhe Luuk De Jong (Holandë).

Për të bërë një tjetër dallim mes Ligës Premier dhe La Ligas, turneu u fillua me 151 lojtarë të ftuar nga kampionati anglez, ndërsa 42 lojtarë ishin nga ai spanjoll. /Telegrafi/