Luis Suarez ishte lojtari i ndeshjes dhe rreshtohet në qendër të sulmit të javës, derisa
në mesfushë e ekipit më të mirë vend ka siguruar edhe kapiteni Steven Gerrard, pasi shënoi golin e fitores për Liverpoolin.
Edhe pse pësoi disfatë, Tottenhami bëri një paraqitje të qëndrueshme dhe merr pjesë me dy lojtarë në mesin e më të mirëve të javës. Bale edhe pse nuk shënoi këtë herë, ishte i përfshirë në të dy golat e Tottenhamit. Në mesin e më të mirëve të javës nga Spurs është përfshirë edhe Jan Vertonghen.
Për t’u përmendur edhe paraqitje e QPR, pasi skuadra arriti të rikthehet nga disavantazhi për ta mposhtur Sunderlandin me rezultat 3-1.
Në vazhdim, më të mirët e javës të zgjedhur nga mediat angleze.
Portier: Artur Boruc (Southampton)
Mbrojtës: Maya Yoshida (Southampton); Chris Samba (QPR); Jan Vertonghen (Spurs)
Mesfushorë: Steven Gerrard (Liverpool); Yohan Cabaye (Newcastle United); Andros Townsend (QPR); Gareth Bale (Tottenham)
Sulmues: Loic Remy (QPR) Luis Suarez (Liverpool); Romelu Lukaku (West Brom)
Formacioni 3-4-3
Boruc
Yoshida – Samba – Vertonghen
Gerrard – Cabaye – Townsend – Bale
Remy – Suarez – Lukaku
/Telegrafi/