Një skuadër tjetër e pakënaqur këtë javë ishte edhe Chelsea, që barazoi në fushë të kampionit, Manchester Cityt.
E vetmja top-skuadër që shënoi fitore ishte Arsenali, që mposhti Aston Villan me rezultat 3-0 me Danny Welbeck që shënoi golin e tij të parë për klubin.
Megjithatë skuadra më e mirë e javës përmban pak lojtarë nga top-skuadrat dhe kryesisht pushtohet nga ekipet e nivelit të dytë.
Edhe pse United pësoi, kjo nuk ishte për faj të Angel Di Maria, i cili edhe një herë tregoi kualitetet e tij duke shënuar njërin nga golat.
Përforcimi i ri i Cityt, Eliaquim Mangala, ka siguruar vend në ekip, pasi mbajti të heshtur Diego Costan, duke ia bërë të pamundur të shënojë, e që ishte ndeshja e parë që spanjolli nuk shënon pas katër javësh në Ligën Premier.
Konkurrenca për pozitat e sulmuesve ishte e ngjeshur, me Peter Crouch, Danny Welbeck, Leonardo Ulloa që kërkonin një vend, por që pavarësisht paraqitjeve të tyre nuk arritën ta sigurojnë.
Ishte Jamie Vardy që padyshim e meriton vendin e lojtarit më të mirë, pasi ndihmoi Leicesterin të përmbysë United. Ai fitoi një penalti, bëri dy asistime dhe shënoi golin e katërt të takimit.
Ai shoqërohet në reshtin e sulmit nga Papiss Cisse, i cili erdhi nga lëndimi për t’i siguruar Newcastle United një barazim 2-2.
Më të mirët e javës në Ligën Premier:
Portier: Ben Foster (West Brom)
Mbrojtës: Martin Kelly (Crystal Palace); Joleon Lescott (West Brom); Eliaquim Mangala (Manchester City); Aaron Cresswell (West Ham)
Mesfushë: Angel Di Maria (Manchester United); Nemanja Matic (Chelsea); James Morrison (West Brom); Stewart Downing (West Ham)
Sulmues: Jamie Vardy (Leicester); Papiss Cisse (Newcastle)