Manchester City dhe Chelsea shënuan fitore të lehta duke treguar se do të jenë favoritë për ta fituar titullin, derisa Liverpooli, Tottenhami dhe Arsenali shënuan fitore të vështira vikendin e kaluar.
Sigurisht gjërat nuk shkuan mirë për Louis van Gaal, i cili pësoi disfatë 2-1 nga Swansea në ndeshjen e parë të tij në Ligën Premier si menaxher i Manchester United.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës së parë në Ligën Premier:
Portier: Allan McGregor (Hull City)
Mbrojtës: Ron Vlaar (Aston Villa); Vincent Kompany (Manchester City); Laurent Koscielny (Arsenal);
Mesfushorë: Nathan Dyer (Swansea); James Ward-Prowse (Southampton); Cesc Fabregas (Chelsea)
Mile Jedinak (Crystal Palace); Raheem Sterling (Liverpool)
Sulmues: Edin Dzeko (Manchester City); Diego Costa (Chelsea). /Telegrafi/