Site icon Telegrafi

Liga Premier: De Gea tregon formën

Spanjolli bëri disa mbrojtje të shkëlqyeshme në ndeshjen ndaj Norwich për të qenë më meritori për fitoren e Manchester United dhe për të treguar se pse është zgjidhja e parë e Sir Alex Ferguson.

De Gea shoqërohet në formacionin e javës edhe nga dy mesfushorë të Manchester United, Michal Carrick dhe Ryan Giggs.

Arsenali po ashtu ka tre lojtarë në ekipin e javës të Ligës Premier, pas fitores bindëse 5-2 ndaj Tottenhamit. Rikthimi i Sagna duket se i ka dhënë shtytje Arsenalit dhe mbrojtësi i Bregut të Fildishtë s’kishte si të mos përfshihet në mesin e më të mirëve.

Tomas Rosicky shënoi golin e tij të parë në dy vite në Ligën Premier dhe bëri një paraqitje fenomenale në pjesën e dytë ndaj Tottenhamit, për të siguruar vend edhe ai në 11-shen e javës.

Edhe pse ishte Theo Walcott që shënoi dy gola, Van Persie bëri edhe një performancë të shkëlqyeshme duke shënuar edhe një gol “të paparë”, dhe zë vend në sulmin e javës.

Në vazhdim më të mirët e javës në Ligën Premier, të zgjedhur nga mediat angleze:

Portier: David de Gea (Manchester United)

Mbrojtës: Aleksandar Kolarov (Manchester City); David Luiz (Chelsea); Brede Hangeland (Fulham); Bacary Sagna (Arsenal)

Mesfushorë: Keith Andrews (West Brom); Tomas Rosicky (Arsenal); Michael Carrick (Manchester United); Ryan Giggs (Manchester United)

Sulmues: Robin van Persie (Arsenal); Peter Odemwingie (West Brom)

Formacioni 4-4-2

                           Gea

 Kolarov – Luiz – Hangeland – Sagna

Andrews – Rosicky – Carrick – Giggs

          Van Persie – Odemwingie
/Telegrafi/

Exit mobile version