Shtatlarti anglez shënoi golin e avantazhit për Stoke Cityn në barazimin 1-1 ndaj Manchester Cityt, duke penguar “qytetarët” të ruajnë hapin me Manchester United në maje të tabelës së Ligës Premier.
Në Ekipin e Javës janë edhe dy lojtarë të Wigan Athletic, pasi ndihmuan skuadrën të shënojë një fitore vitale për mbijetesën e skuadrës ndaj Liverpoolit në Anfield.
Portieri i Omanit, Ali Al-Habsi, zakonisht shkëlqen edhe në disfatat e Wiganit, por ai bëri disa mbrojtje fantastike për të qenë fajtori kryesor i disfatës së radhës së Redsave. Al-Habsi shoqërohet në formacionin e javës edhe nga bashkëlojtari i tij, mbrojtësi i djathtë Emmerson Boyce.
Në vazhdim më të mirët e javës në Ligën Premier, të zgjedhur nga mediat angleze:
Portier: Ali Al-Habsi (Wigan Athletic)
Mbrojtës: Emmerson Boyce (Wigan Athletic); David Wheater (Bolton Wanderers); John Terry (Chelsea); Leighton Baines (Everton)
Mesfushorë: Hatem Ben Arfa (Newcastle United); Yaya Toure (Manchester City); Mikel Arteta (Arsenal); James McClean (Sunderland)
Sulmues: Peter Crouch (Stoke City); Papiss Cisse (Newcastle United)
Formacioni 4-4-2
Al-Habsi
Boyce – Wheater – Terry – Baines
Ben Arfa – Toure – Arteta – McClean
Crouch – Cisse
/Telegrafi/