Manchester City ishte fitues i derbit të javës në Ligën Premier. Kampionëve mposhtën bindshëm nënkampionin, Liverpoolin, duke fituar 3-1 në Etihad Stadium.
Stevan Jovetic ishte lojtari i ndeshjes me dy gola të shënuar për Cityn, duke siguruar vend në formacionin më të mirë të javës. Aty bën pjesë edhe Pablo Zabaleta, icili ishte një barrierë e pakalueshme për sulmin e Redsave.
Tre lojtarë në formacion ka një tjetër gjigant anglez, Chelsea, me sulmuesin e ri Diego Costa që shënoi për të dytën herë në dy ndeshje. Thibaout Courtois vazhdoi të dëshmojë se me meritë ia ka zënë vendin Petr Cech, duke bërë disa mbrojtje vendimtare. Në ekipin më të mirë të javës nga Blutë është përfshirë edhe Branislav Ivanovic.
Megjithatë, ishte Tottenhami ai që shënoi fitoren më bindëse të javës, 4-0 ndaj QPR, dhe merr pjesë me plot pesë lojtarë në ekipin e javës.
Në anën tjetër, United vazhdon të dështojë duke nxjerrë një barazim ndaj Sunderlandit, derisa Arsenali po ashtu u ndalua me barazim 2-2 ndaj Evertonit.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës së dytë në kampionatin anglez:
Portier: Thibaut Courtois (Chelsea)
Mbrojtës: Pablo Zabaleta (Manchester City); Eric Dier (Tottenham); Bransilav Ivanovic (Chelsea); Daniel Rose (Tottenham).
Mesfushorë: Erik Lamela (Tottenham); Lee Cattermole (Sunderland); Nacer Chadli (Tottenham)
Sulmues: Stevan Jovetic (Manchester City); Diego Costa (ChelseA); Emmanuel Adebayor (Tottenham). /Telegrafi/