Cazorla shënoi njërin nga golat e fitores 5-2 ndërsa asistoi edhe në një tjetër, por merita më e madhe e tij ishte përjashtimi i Emmanuel Adebayor me karton të kuq, pas një ndërhyrje të këtij të fundit në spanjollin.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester City, po ashtu përfaqësohet me një lojtar në skuadrën më të mirë të javës. Mediat angleze kanë vlerësuar lartë paraqitjen e Maicon në fitoren 5-0 ndaj Aston Villas.
Në ekipin më të mirë këtë javë mungojnë emrat e skuadrave tjera të kreut, si Manchester United dhe Chelsea, të cilën pësuan disfata befasuese nga Norwich, respektivisht West Brom.
Luis Suarez udhëheq sulmin e javës, pasi shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Liverpoolit ndaj Wigan Athletic, për të çuar në 10 numrin e golave këtë sezon dhe për të marrë kreun e listës së golashënuesve në Premier.
Liverpooli kontribuon edhe me një lojtar në formacion, mesfushorin Jose Enrique, i cili, i aktivizuar në një pozitë më të avancuar, shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër për Suarez.
Më të mirët e vikendit të kaluar në Ligën Premier:
Portier: John Ruddy (Norwich City)
Mbrojtës: Maicon (Manchester City); Jonas Olsson (West Brom); Carlos Cuellar (Sunderland); Luke Shaw (Southampton)
Mesfushorë: Anthony Pilkington (Norwich City); Santi Cazorla (Arsenal); Adam Lallana (Southampton); Jose Enrique (Liverpool)
Sulmues: Luis Suarez (Liverpool); Adam Le Fondre (Reading)
Formacioni 4-4-2
Ruddy
Maicon – Olsson – Cuellar – Shaw
Pilkington – Cazorla – Lallana – Enrique
Suarez – Le Fondre
/Telegrafi/