Site icon Telegrafi

Liga Premier: Befasohet Chelsea

Loic Remy është sulmuesi i vetëm në ekipin më të mirë të javës, pas një paraqitje të mirë dhe një goli të shënuar ndaj Bluve.

Remy shoqërohet në mesin e më të mirëve dhe nga mesfushori i Newcastle, Yohan Cabaye, dhe mbrojtësi, Methieu Debuchy.

Me dy lojtarë në ekipin e javës bën pjesë Manchester City, që në fundjavë shkatërroi Norwich Cityn duke e mposhtur me rezultat 7-0. Janë këto dyshja e mesfushës, Samir Nasri dhe David Silva.

Në vazhdim 11-shja më e mirë e fundjavës e zgjedhur nga Eurosport:

Portier: Hugo Lloris (Tottenham)

Mbrojtës: Mathieu Debuchy (Newcastle); Steven Caulker (Cardiff); Robert Huth (Stoke City); Jan Vertonghen (Tottenham)

Mesfushorë defensiv: Yohan Cabaye (Newcastle); Jake Livermore (Hull)

Mesfushorë ofensiv: Stewart Downing (West Ham); Samir Nasri (Manchester City); David Silva (Manchester City)

Sulmues: Loic Remy (Newcastle). /Telegrafi/

Exit mobile version