I shkëlqyeshëm në mesjavë ishte edhe ish-portieri i Interit, Julio Cesar, i cili u bëri ballë kampionëve në fuqi, Manchester Cityt, për t’ia siguruar një pikë ekipit të fundit në tabelë, QPR.
Në mesin e më të mirëve rikthehet edhe Wayne Rooney, pasi sulmuesi i Manchester United bëri një paraqitje energjike duke shënuar edhe të dy golat e fitores 2-1 ndaj Southampton.
Rooney shoqërohet në sulmin e javës nga ylli i Reading, Adam Le Fondre, i cili i inkuadruar si zëvendësues në 35 minuta lojë shënoi të dy golat e barazimit 2-2 ndaj Chelseat.
Në vazhdim më të mirët e mesjavës të zgjedhur nga mediat angleze:
Portier: Julio Cesar (QPR)
Mbrojtës: Sascha Riether (Fulham); Titus Bramble (Sunderland); Ryan Nelsen (QPR); Leighton Baines (Everton)
Mesfushorë: Jordan Henderson (Liverpool); Yohan Cabaye (Newcastle); Roger Espinoza (Wigan); Gareth Bale (Tottenham Hotspur)
Sulmues: Wayne Rooney (Manchester United); Adam Le Fondre (Reading)
Formacioni 4-4-2
Cesar
Riether – Bramble – Nelsen – Baines
Henderson – Cabaye – Espinoza – Bale
Rooney – Le Fondre
/Telegrafi/