Lëvizja e Nanit nëpër krahun e majtë dhe pasimet e tij ishin instrument në të dy golat e fitores 2-0 të United ndaj Fulhamit. Ai shoqërohet në krahun tjetër nga Valencia, i cili sapo është rikthyer nga lëndimi dhe po tregon ndikim në ekipin e Manchesterit.
Dy mesfushorët shoqërohen edhe nga një mbrojtës në formacionin e javës. Është ky Patrice Evra që ishte kyç në ndalimin e sulmit të Fulhamit.
Për t’u përmendur nga reparti mbrojtës ishte edhe paraqitja e David Luiz për Chelsean dhe e Emmanuel Eboue për Arsenalin.
Porta e javës pushtohet nga njëshi i Wiganit, Al-Habsi, i cili bëri disa ndërhyrje të shkëlqyeshme për të ruajtur portën vetëm me një gol, në disfatën 1-0 nga Chelesa.
Në vazhdim më të mirët e javës në Ligën Premier:
Portieri: Ali Al-Habsi (Wigan)
Mbrojtës: Emmanuel Eboue (Arsenal); James Collins (Aston Villa); David Luiz (Chelsea); Patrice Evra (Manchester United)
Mesfushorë: Antonia Valencia (Manchester United); Luka Modric (Tottenham); Leon Osman (Everton); Nani (Manchester United)
Sulmues: Peter Crouch (Tottenham); Daniel Sturridge (Bolton)
Formacioni 4-4-2
Al-Habsi
Eboue – Collins – Luiz – Evra
Valencia – Modric – Osman – Nani
Crouch – Sturridge
/Telegrafi/