Në anën tjetër, Liverpooli dështoi në derbin e qytetit ndaj Evertonit, ekip ky që doli fitues me rezultat 2-0 për të qenë i pranishëm me po dy lojtarë në formacionin më të mirë të javës.
Mbrojtësi i Evertonit, Phil Jagielka, i ndihmuar nga mesfushori Sylvain Distin, nuk i dhanë rast sulmuesit Fernando Torres të kryejë detyrën e tij. Jagielka shoqërohet në më të mirët e kësaj jave edhe nga mesfushori Seamus Coleman, i cili ishte asistues në njërin nga golat e shënuar.
Reparti i sulmit kësaj jave pushtohet nga Carlos Tevez, që vazhdoi formën e tij golashënuese për Manchester Cityn, dhe ai i Arsenalit, Marouane Chamack, që po shënon po thuajse në çdo ndeshje.
Në vazhdim më të mirët e javës së tetë:
Portier: Petr Cech (Chelsea)
Mbojtës: Phil Jagielka (Everton); Ciaran Clark (Aston Villa); Benoit Assou-Ekotto (Tottenham)
Mesfushorë: Nani (Man Utd); Seamus Coleman (Everton); Rafael Van der Vaart (Tottenham); Chris Brunt (West Brom); Charles N’Zogbia (Wigan)
Sulmues: Carlos Tevez (Man City); Marouane Chamakh (Arsenal)
Formacioni 3-5-2:
Jagielka – Clark – Assou-Ekotto
Coleman – Van der Vaart – Brunt
Nani – N’Zogbia
Tevez – Chamakh
/Telegrafi/