Telegrafi

Liga e Parë: Rezultatet dhe renditja në Grupin A dhe B pas javës së tretë

Liga e Parë ka vazhduar me xhiron e tretë në të dyja grupet, ku nuk munguan përballjet e forta, por edhe rezultatet befasuese.   

Kryendeshja e kësaj jave ne Grupin A u zhvillua mes Dinamos së Ferizajt dhe Drenicës e cila u mbyll me fitoren e ferizajasve me rezultat 2-1.

Fitore të madhe ka shënuar edhe Suhareka që si mysafir mori tri pikë kundër Trepçës, duke triumfuar me rezultat 4-2.

Trepça ’89 ka luajtur pa gola në shtëpi ndaj Rahovecit, ndërsa Vëllaznimi ka marr një fitore të madhe si mysafir i Phoenix me rezultat 2-1.

Rilindja 1974 ka fituar si mysafir i Istogut me rezultat 3-0.

Sa i përket Grupit B, Vjosa ka marr fitoren e tretë me radhe, duke mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3-1.

Ferizaj ka fituar si mysafir i Flamurtarit me rezultat 1-0, ndërsa fitore ka shënuar edhe Prishtina e Re që ka mposhtur Vllazninë e Pozharanit me rezultat 2-1.

Derbi i Prishtinës, mes Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut i takoi mysafirëve që fituan 2-1. Fitore ka shënuar edhe Ulpiana që ka mposhtur Kikën me rezultat 4-1.

Grupi A – rezultatet dhe renditja 

Grupi B – rezultatet dhe renditja 

/Telegrafi/