Telegrafi

Liga e Parë e Maqedonisë, katër skuadrat shqiptare sot luajnë në udhëtim

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdon edhe sot me pesë ndeshje në program të xhiros së shtatë.

Katër skuadrat shqiptare, Struga Trim Lum, Shkëndija, Gostivari dhe Voska Sport do të luajnë në udhëtim.

Kampionët në fuqi, Struga do të jetë mysafire e Bregallnicës në Shtip, Shkëndija e Tetovës do të luajë në Kratovë ndaj Sileksit. Gostivari vjen në kryeqytet për tu përballur me Makedonija Gjorce Petrovin, përderisa Voska takohet me Rabotniçkin.

Pjesë e programit të xhiros së shtatë për ditën e sotme është edhe ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Vardarit që luhet në Kavadar. Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot, duke nisur nga ora 15:00.

Kujtojmë se takimi i vetëm i luajtur ditën e djeshme, i takoi Shkupit që fitoi ndaj Brera Strumicës me rezultatin minimal 1:0. /Telegrafi/