Kampioni aktual në futboll në Maqedoninë e Veriut, Struga Trim Lum sot ka zhvilluar ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës, ku është përballuar me kampionin e Malit të Zi, Buducnost, shkruan Telegrafi.
Struga Trim Lum në këtë ndeshje arriti të shënojë fitore me rezultat minimal 1-0. Goli për Strugën u shënua nga Besart Ibrahimi në minutën e 30-të.
Në pjesën e dytë Struga dominoi ndeshjen ku në minutën e 73-të Radeskit shpërdori një rast të mirë për të dyfishuar rezultatin.
Deri në fund skuadra shqiptare arriti të mbrojë mirë rezultatin duke marrë një fitore shumë të vlefshme në ndeshjen e parë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme me 01.08.2023 (e martë) në Podgoricë./Telegrafi/