Telegrafi

Liga e Konferencës, Struga në turin e tretë do të ndeshet me Swift Hesperange

Struga Trim Lum ditë më parë në Podgoricë të Malit të Zi, shkroi historinë duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Është kjo hera e dytë që skuadra strugane merr pjesë në këtë kompeticion, e ku për herë të parë arritën të kalojnë një raund.

“Kundërshtarë i yni i rradhës në Europë, do të jetë ekipi i Swift Hesperange nga Luksemburgu, skuadër kjo që eliminoi përfaqësuesin e Uellsit, FC The News Saints”, thuhet në njoftimin e FC Struga Trim Lum.

Ndeshjen e parë ndaj Hesperange do ta zhvillojmë si vendas me datë 10 gusht, dhe e njëjta do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kjo pasi vetëm ky impiant plotëson kushtet për këtë rang garash.

Një javë më vonë (17 gusht) në transfertë do të zhvillojmë edhe ndeshjen e kthimit, aty ku edhe përfundimisht do të mësohet emri i udhëtuesit për në fazën e “play-off”.