Sot në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Konferecës, në të cilën do të garojnë KF Shkëndija dhe FC Shkupi.
Shkëndija në raundin e parë do të ndeshet me Haverfordwest County AFC nga Uellsi, ndërsa Shkupi do të përballet me e ekipin e lituanez të Hegelmann.
Në datat 13 korrik do të luhen takimet e para, ndërsa më 20 korrik do të zhvillon ndeshjet e kthimit të këtij raundi.
Kujtojmë se më herët u hedh shorti edhe për Ligën e Kampionëve ku kampioni i Maqedonisë së Veriut, ku Struga Trim Lum për kundërshtar do të ketë ekipin Zhalgiris nga Lituania./Telegrafi/