Janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera në Ligën e Kombeve, ku Gjermania ka arritur fitore ndaj Ukrainës (3-1), ndërsa të njëjtë gjë e ka bërë edhe Suedia ndaj Kroacisë (2-1).
Gjermanët edhe pse e nisën ndeshjen në disavantazh, pasi Roman Yaremchuk shënoi në fillim, panecerët u rikthyen në lojë.
Leroy Sane barazoi rezultatin me një gol shumë të bukur, ndërsa Timo Werner dërgoi në pushim gjermanët me një gol epërsi pasi shënoi me kokë.
I njëjti shënoi edhe në pjesën e dytë për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 3-1.
https://www.youtube.com/watch?v=qFKEQFLWeSo
Gjermania që është në grupin 4, është lider me 9 pik, Spanja është e dyta me 8 pikë, Ukraina ka 6 pikë, ndërsa Zvicra e mbyll renditjen me 3 pikë.
Në ndeshjen tjetër Suedia ka shënuar fitore ndaj Kroacisë me rezultat 2-1.
Dejan Kulusevski i dërgoi në epërsi suedezët me një gol të bukur në minutën e 36-të.
Epërsi u dyfishua nga Marcus Danielson që shënoi me kokë pa u mbyllur pjesa e parë.
Krejt çka bëri Kroacia ishte një gol me kokë i Ivan Perisic që u devijua edhe nga mbrojtësi Danielson.
https://www.youtube.com/watch?v=BJv86evHd2o
Në grupin 3, Franca pothuajse e siguron vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Portugalia është e dyta me 10 pikë. Kroacia dhe Suedia kanë nga tre pikë.
/Telegrafi/