Site icon Telegrafi

Liga e Kampionëve të zhvillohet në fundjavë, anglezët kundër – Barcelona, Real Madrid dhe Juve pro

UEFA ka nisur planet e çuditshme për të kthyer ndeshjet e Ligës së Kampioënve që të zhvillohen në fundjavë.

Trupi drejtues i futbollit evropian dhe Liga Premier janë përplasur rreth planeve për ndryshimin e zhvillimit të ndeshjeve, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Prej vitit 2021 ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen ditën e shtunën pasdite, ndërsa ky propozim i UEFA-s bëhet për të rritur shikueshmërinë.

Liga e Kampionëve me format të ri

Ky ndryshim përkthehet në rritje më të madhe të të ardhurave financiare pasi shikueshmëria pretendohet të shtrihet në një zonë më të gjerë gjeografike deri në Azi dhe Amerikë.

Ky propozim vazhdimisht është kundërshtuar nga Liga Premier e cila arsyeton se në rast se do të kryhet kjo zhvendosje atëherë do të bjerë interesi për kampionatet evropiane.

Drejtat televizive do të rriten pas vitit 2021

Burime në Francë pretendojnë se Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona e kanë sinjalizuar mbështetjen e tyre për këtë koncept.

Planet parashikojnë që të katër ndeshjet e çerekfinales të luhen në të njëjtën ditë, me një javë në mes ndeshjet kthyese. /Telegrafi/

Exit mobile version