Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) mund të ndryshojë ditët e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.
Në fakt, ditëve të marte dhe të mërkure pritet të zëvendësohen me të shtunën pasdite.
Por klubet evropiane kanë kundërshtuar këtë nismë pasi do të shkaktojë kaos në kampionatet kombëtare, transmeton Telegrafi.
I gjithë ky ndryshim po përpiqet të bëhet pasi që audienca televizive sportive është më e madhe dhe do t’iu sigurojë UEFA-s kushte më të mira për shitjen e të drejtave televizive.
Në raste miratohen këto ndryshime, atëherë në funksion do të mund të hynë në vitin 2021. /Telegrafi/