Sot në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, e ku për herë të parë në histori në këtë garë bënë pjesë edhe skuadra e Struga Trim Lum, që edicionin që lamë pas u shpall për herë të parë kampion i Maqedonisë së Veriut.
Goglat në këtë fazë ekipit kampion nga vendi i’a servuan ekipin Zhalgiris nga Lituania, një skuadër kjo me mjaft eksperiencë në kupat europiane.
Ndeshjen e parë Struga Trim Lum do ta zhvillojë si mysafir me datë 11 korrik, ndërsa një javë më pas këtë skuadër do ta mirëpresim në Ohër.
Kujtojmë, është kjo hera e dytë që Struga Trim Lum po merr pjesë në garat europiane, pas atij sezoni debutues 2020/21, kur kishin debutuar në eliminatoret e Ligës së Konferencës.
Ekipet tjera shqiptare kampioni i Kosovës, Ballkani do të ndeshet me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets Razrad, ndërsa kampioni i Shqipërisë, Partizani do të ndeshet me Bate Borisovin e Bjellorusisë./Telegrafi/