Kampioni i Shqipërisë, Kukësi, do të luajë kundër Sheriff Tiraspolit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka në shortin e Nyonit është vënë përballë ekipit nga Moldavia.
Ekipet kundërshtare zhvillojnë nga dy ndeshje – një në udhëtim dhe një si vendas.
Takimet e para do të zhvillohen më 11 dhe 12 korrik, kurse ato kthyese më 18 dhe 19 korrik.
Kujtojmë që shorti e nxori Trepçën ’89 kundër ekipit nga Ishujt Faroe, Vikingur. /Telegrafi/