Telegrafi

Liga e Kampionëve: Fituesit

Fituesit britanikë

Cristiano Ronaldo

Ai është rikthyer dhe çdo tifoz i Manchester United do të mund të marrë frymë më lirshëm tash. Djajve të Kuq vërtet iu ka munguar loja e tij sulmuese.

Steven Gerrard

Kapiteni i Liverpoolit shënoi njërin prej golave më të bukur të këtij fillim sezoni dhe po ashtu shënoi një gol tjetër nga penaltia, derisa Liverpooli erdhi nga disavantazhi, për të fituar në fund përballen me Marseillen, me rezultat 2-1.

Pepe Reina

Megjithëse nuk arriti ta ndalë golin e kapitenit të Marseillet, Lorik Canës, spanjolli bëri disa mbrojtje të sigurta dhe u tregua kyç në fitoren e Liverpoolit.

Luiz Felipe Scolari

Menaxheri i Chelseat është i vendosur të zhvillojë një lojë eksituese të futbollit në Stamford Bridge, duke e dëshmuar me britmat e tij ndaj lojtarëve për të sulmuar edhe më shumë, megjithëse blutë në ato çaste avanconin 2-0 ndaj ekipit francez Bordeaux.

William Gallas

Kapiteni shpesh i kritikuar i Arsenalit, tregoi kualitetet e tij të lidershipit në momentin më të vështirë dhe shënoi një gol të vonshëm për të barazuar ndaj Dinamo Kievit.