Ekipet angleze, që të katërta të kualifikuara për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, janë prezentë me 5 lojtarë në 11-shen më të mirë të javës.
Krahas dy yjeve të Liverpoolit, nga anglezët janë përfshirë edhe portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, mbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic, dhe kapiteni i Chelseat, John Terry.
Me dy yje në 11-shen e javës është prezent edhe Barcelona, që bëri një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Lyonit.
11-shja më e mirë:
Portier: Manuel Almunia (Arsenal)
Mbrojtës: Maicon (Inter); John Terry (Chelsea); Nemanja Vidic (Manchester United); Aly Cissokho (Porto)
Mesfushorë: Ariel Ibagaza (Villarreal); Mark van Bommel (Bayern Munich); Steven Gerrard (Liverpool); Andres Iniesta (Barcelona)
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona); Fernando Torres (Liverpool)
Formacioni 4-4-2:
Almunia
Maicon – Terry – Vidic – Cissokho
Ibagaza – Van Bommel – Gerrard – Iniesta
Messi – Torres