Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Evropës me disa befasi të mëdha në xhiron e fundit.
Plot 24 skuadra kanë kaluar grupet, ndërsa tetë të tjera nga vendet e treta të Ligës së Kampionëve i bashkohen atyre në fazën tjetër të Ligës së Evropës.
Por kur hidhet shorti për fazën eliminimit direkt në Ligën e Evropës? Kush është i përfshirë? Si funksionon?
Kur mbahet shorti?
Shorti zhvillohet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicës, të hënën me 16 dhjetor. Shorti e drejtpërdrejtë do të fillojë në orën 13:00.
Kush është i përfshirë?
Shorti përfshin 12 fituesit e grupeve dhe 12 vendet e dyta, plus tetë skuadra që transferohen nga Liga e Kampionëve pasi përfunduan të tretit në grupet e tyre.
Vazo e parë:
Ajax (Hoalndë) *
Arsenal (Angli)
Braga (Porugali)
Basel (Zvicër)
Benfica (Portugali) *
Celtic (Skoci)
Espanyol (Spanjë)
Gent (Belgjikë)
Inter (Itali) *
İstanbul Başakşehir (Turqi)
LASK (Austri)
Malmo (Suedi)
Manchester United (Angli)
Porto (Portugali)
Salzburg (Austri) *
Sevilla (Spanjë)
Vazo e dytë:
APOEL (Qipro)
AZ Alkmaar (Holandë)
Bayer Leverkusen (Gjermani) *
CFR Cluj (Rumani)
Club Brugge (Belgjikë) *
Copenhagen (Danimarkë)
Eintracht Frankfurt (Gjermani)
Getafe (Spanjë)
Ludogorets (Bulgari)
Olympiacos (Greqi) *
Rangers (Soci)
Roma (Itali)
Shakhtar Donetsk (Ukrainë) *
Sporting CP (Portugali)
Ëolfsburg (Gjermani)
Wolves (Angli)
(skuadra që kanë një (*) janë transferuar nga Liga e Kampionëve)
Si u përcaktuan vazot?
Klubet janë ndarë në dy vazo, me 12 fituesit e grupeve dhe katër skuadrat më të mira të rangut të tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Vendet e dyta në fazën e grupeve të Ligës së Evropës dhe skuadrat më të dobët nga vendet e treta në grupet e Ligës së Kampionëve kanë kaluar në vazon e dytë.
Si funksionon shorti?
Ekipet e vazos së parë e luajnë në shtëpi ndeshjen e dytë. Asnjë skuadër nuk mund të luajë me një klub nga grupi i tyre i Ligës së Evropës, ose nga i njëjti shtet.
Kufizimet e mëtejshme do të konfirmohen para shortit.
Kur zhvillohen ndeshjet?
Ndeshjet e para janë caktuar për të enjten me 20 shkurt, ndërsa ndeshjet kthyese më 27 shkurt.
Ndeshjet nisin, disa në ora 18:55 dhe disa të tjera 21:00.
Pas këtij raundi do të ketë sërish short më 28 shkurt, kur mbesin 16 ekipe. /Telegrafi/